Hyseni: Policia ka pista të sigurta të hetimeve për sulmet me mollotovë!

Ministri i Punëve të Mbrendshme i Kosovës, Skender Hyseni, gjatë nji konference për media, ka ba të ditun se Policia e Kosovës asht tue vazhdu hetimet intensive për identifikimin e personave të perfshi në sulmet e bame ndaj objekteve shtetnore.

“Sa i përket akteve të fundit të dhunshme kundër institucioneve të Kosovës, unë mund t’ju njoftoj se tashma Policia e Kosovës ka disa pista të sigurta të hetimit dhe n’asnji mënyrë nuk do të nxitoj që me çfarëdo deklarate të ndërhyj në nji proces hetues që e ban Polica e Kosovës, në mënyrë të pmavarun dhe profesionale”, ka thanë Hyseni.

Ai ka shtu se instalimi i dhunës si mjet për arritjen e qellimeve politike asht i papranueshëm.

Cak i sulmeve të ndërtesave shtetnore dhe veturave zyrtare, gjatë mëngjesit të ditës së Shtunë, kanë qenë edhe zyrat e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Policia e Kosovës kishte raportu se disa persona të dyshuem, të maskuem, kanë hedh koktej mollotovi në drejtim të ndërtesës presidenciale.