Hyseni: Rastin për vjedhje në Dhomën e Deshmive e ka marrë EULEX’i

Deputeti i VV’s Rexhep Selimi gjatë kohës së pyetjeve parlamentare ka ngrit rastin e vjedhjes së Dhomës së Deshmive e cila ka ndodh në Prill të vitit 2009.

Ai ka pyet ministrin Skender Hyseni deri ku kanë arritë me zbulimin e këtij rasti.

Ministri Hyseni tha se mund të ketë pasë deklarime që këto raste janë afër zbulimit por e ka sigurue atë se ai asnjiherë nuk ka deklarue nji gja të tillë.

Hyseni tha se sa i përket vjedhjes së deshmive në Dhomën e Deshmive ky rast ka kalue në kompetencë të EULEX’it.

“Sa i përket vjedhjes në dhomën e deshmive në Pejë, Inspektorati i Policisë kanë ndërmarrë veprime me rast asht ngrit kallëzim penal. Lidhun me këtë rast janë paraqit prova të reja dhe rasti asht në progres”, tha Hyseni.