Hyseni: S’kemi me lejue destabilizimin e vendit

Ministri Hyseni thotë se s’duhet me lejue që vendi të shndërrohet në nji vend, në të cilin koktej mollotovi perdoret si mekanizëm për arritjen e qellimeve politike.

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Skënder Hyseni, ka ba me dije se incidentet e fundit, pamvarësisht kontekstit dhe motiveve, janë tue i shqetësu qytetarët.

Ai ka thanë se policia asht tue i hetu rastet e djegieve të kerreve zyrtare dhe ka disa pista dyshimesh.

Në nji intervistë për ‘Epokën e Re’, Hyseni ka deklaru se institucionet e sigurisë po angazhohen në pajtim me ligjin për të mbrojt rendin, qetësinë publike dhe pronën publike e private.

Hyseni ka hedhu poshtë akuzat se koalicioni qeverisës po e perdorë policinë për qëllime politike.

Ai ka thanë se veprimet e dhunshme po dergojnë mesazhe negative për Kosovën në botë dhe simbas tij, po ndikojnë edhe në procesin e liberalizimit të vizave.