Hyseni sot n’Gjilan, kjo asht arsyeja e vizitës

hyseni.jpg

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që ka me i mbajtë në tana rajonet e Kosovës, sot ka me u takue me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjilanit.

“Në këto takime ka me u diskutue për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimin e drogave dhe për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm”, thuhet në nji komunikatë për media, lëshue nga zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme.

Në komunën e Gjilanit marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni: komuna e Kamenicës, komuna e Vitisë, komuna e Novobërdës, komuna e Ranillugut, komuna e Kllokotit dhe komuna e Parteshit.