Hyseni: Tash jemi europian

hyseni.jpg

Ministri Skender Hyseni, mbajti nji konferencë para mediave për vendimin e Komisioni Europian për liberalizimin e vizave tha se kjo asht nji ditë e madhe për Kosovën, e ditë e lumtun për të gjithë.

Përpos që ndihemi evropian tani edhe teknikisht jemi evropian pasi që do të udhëtojmë pa viza në Bashkimin Evropian”, ka thënë Hyseni.

Hyseni falenderoi komisionierin Avramapoulos dhe krejt instutucionet për angazhimin dhe qëndrimin e tyne përkrah të gjithë kosovarëve në përmbushjen e kritereve, që simbas tij s’ishin të lehta.

Por qëndroni të siguruar që në do të vazhdojmë edhe më tutje të mbajmë të njëjtin drejtim. Kosova tashmë ka nënshkruar edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe përfundimisht jemi të përcaktuar në angazhimin tonë të ndjekim qëllimin për t’u bërë antarë të plot të Bashkimit Evropian”, shtoi Hyseni.

Uroj të gjithë qytetarët për ditën që do të vijë shumë shpejtë shpresoj që Parlamenti dhe Këshilli Evropian, do të aprovoj rekomandimin e Komisionit Evropian, për heqjen e vizave”, tha në fun Hyseni.