I akuzuemi i parë në rastin ‘Spiun’: Mijalkov e Grujovski kanë spiunue për shërbimet serbe!

Në diskutimin publik para Gjykatës së Apelit, të gjykuemit në rastin ‘Spiun’, edhe njiherë kanë pasë mundësi me tregue pafajësinë e tyne, edhe pse Prokuroria Speciale Publike, në vend që t`ja lehtësoi rrugën drejt lirisë, ashtu si pritën, ia çimentoi rrugën mbrapa prangave, transmeton TetovaSot.

Por, në seancë, përskaj PSP’së, ka ndodh edhe nji befasi, ku i dyshuemi i parë Efremov, simbas javores “Fokus” ka gjuejt bomba për aferat e spiunëve ku janë të perfshimë edhe ish drejtori i DSK’së, Sasho Mijalkov dhe ish shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski.

Tash mbetet me u pa nëse eksplodimi ka me dridhë dikë, ose askush asgja nuk ka pa e ndigjue.