I akuzuemi për terrorizëm asht denue me 1 vit burgim

I akuzuem për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist në tentativë, Mentor Zejnullahu asht denue me nji vit burgim efektiv nga Gjykata e Gjilanit.

Zejnullahu në seancën e dytë gjyqësore e kishte pranue fajësinë për veprën për të cilen asht akuzue.

“E pranoj fajësinë për veprën penale, për të cilën akuzohem. Pranimin e kam ba vullnetarisht dhe jam pendue që kam krye këtë vepër,” kishte thanë të Hënen para gjykatës Mentor Zejnullahu.

Gjykata ka vlerësue si rrethanë lehtësuese pranimin e fajësisë dhe për këtë ka denue me 1 vit burgim efektiv të akuzuemin.

Në seancën fillestare, Zejnullahu kishte thanë se nuk e dinte që ISIS asht grup terrorist.

Simbas Prokurorisë Speciale, Mentor Zejnullahu më 29 Gusht të vitit të kaluem ishte nisë drejt Tiranës me qëllimin për me shkue në Turqi e mandej në Siri për me ju bashkue ISIS’it, por udhëtimi i tij kishte përfundue në Aeroportin “Nënë Tereza” të kryeqytetit shqiptar, mbasi Policia e Shqipnisë nuk e kishte lejue me udhëtue.