I akuzuemi për terrorizëm: “Kamba ime nuk ka shkelë asnjiherë në Siri”

Fisnik Bushi kambënguli edhe sot në gjykatë se nuk ka qenë asnjiherë në Siri, sado që Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon se ai e bani këtë me qëllim “që me ju bashkue ISIS’it”

“Kamba ime asnjiherë në asnji formë nuk ka shkelë në Siri”, tha Bushi tue u përgjigjë në pyetjet e avokatit të tij mbrojtës Adem Ademi.

Bushi po akuzohet se më 29 Maj 2013 nga Aeroporti i Prishtinës ka udhëtue për në Stamboll e nga aty në qytetet Kilis dhe Gazientep. Mbas disa ditëve të qëndrimit aty, ai akuzohet se ka kalue kufinin për në Siri.

Gjithnji simbas aktakuzës së Prokurorisë, Bushi në Siri ishte i vendosun në nji qendër stërvitore ku i ka kryee stërvitjet me armë ku ka qëndrue deri më datë 5 Korrik 2013 kur asht kthye në Kosovë.

Ndryshe nga prokuroria, Bushi në përgjigjet e tij tha se asnjiherë nuk ka qenë në Siri, ndërsa ka qëndrue në nji kamp të refugjatëve për m’i ndihmue ata.

“Unë kam qëndrue në nji kamp të refugjatëve në Turqi ku i kemi ndihmue refugjatët me ndihma e ushqime e veshmbathje”, tha Bushi.