I besuemi i Kenedit: Qe porosia që më jepte gjithmonë kur ishte larg t’shoqes

Kur përmendet Xhon Kenedi, tanve ju vjen në mendje presidenti amerikan i përgjakun në limuzinën e tij me 22 Nandor të vitit 1963 në Dallas. Por, Clint Hill, nji ish-agjent i Shërbimeve Sekrete, ka rrëfye nji anë tjetër të presidentit amerikan.

Ai ishte xheloz për t’shoqen, Xheki, bile i kishte dhanë nji porosi të veçantë agjentit ma t’besuem: Mbaje larg nga Onasis gruen teme.

Në vitin 1962, kur kishte me u nis për nji udhëtim n’Itali, ai e thirri të besuemin Hill dhe e urdhnoi: Nuk due foto të Xhekit me bikini, aq ma pak në tavolina me gota vene të boshatisuna apo mbramje në klube nate.

Këto detaje përmenden në librin “Memoir” që Clint Hill, tashma 84 vjeç, ka publikue së fundmi. Hill ka punue për pesë presidentë të SHBA-ve: Ajzenhauer, Kenedi, Xhonson, Nikson dhe Ford.

Hill ka qëndrue në shërbim të Xheki Kenedit edhe nji vit mbas vrasjes së presidentit. Në libër, ai rrëfen se Kenedi nuk e kishte qejf praninë e grekut Aristotelis Onasis në vendet ku rrinte e shoqja.

Xheki dhe Onasis janë njohun në vitin 1958, kur Kenedi ndodhej në Europë për me u takue me Uinston Çërçill. Që nga ai moment, mes Xhekit dhe Onasis pati shkëndija.

Hill kujton se në vitin 1961, para udhëtimit të çiftit presidencial n’Europë, Kenedi e thirri dhe i tha: Sigurohu që ime shoqe mos me u takue as rastësisht Aristotel Onasisin.

Historia ma vonë tregoi se Kenedi kishte pas të drejtë. Xheki Kenedi u martue me Onasis pesë vjet mbas vrasjes së presidentit.