I burgosuni në Dubravë provoi me mbytë veten dhe me kall burgun

Nji i burgosun ka provue sot me u vetvra në burgun e Dubravës.

Por, shokët e tij të qelisë se burgut e kanë parandalue me ba këtë veprim.

Siç mëson ‘Indeksonline’, mbas përpjekjes se tij të dështueme ai nuk asht ndalë me kaq mbasi ka provue me ja vnu flakën pavionit numër dy.

“I burgosuni i ka mbledhë disa gjana me të cilat ka provue me ja vnue flakën pavionit”, ka thanë nji burim mbrenda burgut të Dubravës.

Tutje, burimi njofton se gjendja e tij psikike nuk asht e mirë dhe nuk dihet ende nëse ka të lënduem nga ky rast.