I dërguemi gjerman Ernst Reichel i kënaqun që kaloi kriza në Kuvend

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, priti sot në takim të dërguemin e posaçëm të Ministrisë së Jashtme gjermane për Europën Juglindore, Ernst Reichel, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë, për marrëdhaniet midis dy vendeve mike dhe Parlamenteve respektove.

Kryeparlamentari Veseli çmoi lart bashkëpunimin që Kuvendi i Kosovës dhe Bundestagu gjerman kultivojnë midis tyre, në funksion të forcimit të miqësisë ndërmjet dy vendeve dhe popujve të tyre, si dhe të ngritjes së kapaciteteve të Kuvendit në shumë segmente“, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

I dërguari i Ministrisë së Jashtme gjermane, Ernst Reichel, shprehu kënaqësinë për tejkalimin e situatave që shoqnuen zhvillimet e Kuvendit në muejt e fundit, ndërsa konfirmoi edhe njiherë gadishmëninë e përkushtimin e shtetit që përfaqëson për me vazhdue mbështetjen ndaj Kosovës në tana drejtimet.

Veseli u ndal edhe në angazhimet e institucioneve të Kosovës për krijimin e kushteve sa ma të volitshme për investime të hueja, si nji nga alternativat kryesore për nji zhvillim të hovshëm ekonomik dhe përmirësim të jetës sociale të qytetarëve, por edhe si nji nga parakushtet që vendi jonë me i përshpejtue hapat në procesin e integrimit europian.

 

veseli