I jepet lamtumira e fundit Astrit Deharit

Trupi i pajetë i Astrit Deharit asht varros në fshatin Zllatar afër Matiqanit.

Dehari po prehet pranë varrit të vellaut të tij, Arbnor Deharit, i cili u vetëvra para dy viteve.

Në ceremoninë e varrimit të aktivistit të ndjerë të Lëvizjes “Vetëvendosje” morën pjesë me qinda qytetarë.

Albin Kurti vdekjen e tij e ka cilësue si vrasje.

Astrit Dehari ndërroi jetë të Shtunën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Rrethanat e vdekjes së tij ka me i ba të ditun raporti përfundimtar i autopsisë që ju ba dje trupit të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.