I konfiskohen pronat e dyshimta Azem Sylës

sylaaaa

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylës, i cili dyshohet për krim të organizuem dhe shpëlamje të pareve, tashma i janë konfiskue pronat për të cilat dyshohet se i ka përfitue në mënyrë të paligjshme, tregoi Tomë Gashi, avokat i Sylës.

Avokati kallxoi se nesër mbasdite ka me u marre vendimi për masën e paraburgimit për Sylën, me kërkesë të prokurorit të rastit.

Ndërsa deri nesër Syla ka me qëndrue në ndalim policor.

Gashi shtoi se ky rast u hap me dëshminë nga “Bllaca 4”.

Simbas tij, njani nga 52 të akuzuemit bashkë me Sylën, tashma asht i vdekun.

Azem Syla bashkë me afër 50 persona të tjerë po dyshohet për krim të organizuem dhe shpëlamje të pareve.