‘I nxeti afrikan’ rritë edhe numrin e pacientëve n’vend!

Ditët e para të kësaj jave, kanë sjell temperatura të nalta në krejt territorin e vendit.

I nxeti i këtyne ditëve po quhet si ‘i nxeti afrikan’, çka edhe sjell pasoja në shëndetin e të moshuemve, grave shtatzana dhe të smunëve kronikë.

Të shumtë kanë qenë personat që këtyne ditëve kanë ba vizita mjekësore në Qendrën Familjare apo Klinikën Emergjente në Prishtinë.

Vetëm dje dhe pardje në Kliniken Emergjente në Prishtinë, kanë kërkue ndihmë rreth 200 të qytetarë, ku 70% e tyne janë vizitue kryesisht për shkak të temperaturave të nalta dhe përkeqësimit të shëndetit, ndërsa 30% kanë pas për pasojë aksidentet rrugore.

Drejtori i Klinikes Emergjente, Basri Lenjani ka thanë për KosovaPress se këto ditë Emergjenca po shenon nji numër të madh të personave të cilët janë alivanos nga temperaturat e nalta.

Lenjani tha se Klinika Emergjente po përdor planin B për ngritjen e kapaciteteve hapësinore në sigurinë e barnave, si dhe ekipet shtesë në gatishmëni në raste të fluksit të madh të smunëve që kerkojnë shërbime emergjente.