I pari i CIA’s: ISIS kërcënim për Arabinë Saudite. Shpërthimet afër Medinës janë paralajmërim!

Drejtori i CIA’s, John Brennan tha të Mërkurën se sulmet e fundit në Arabinë Saudite mbanin vulën e Shtetit Islamik, dhe se grupi militant ishte nji kërcënim shumë serioz për mbretninë.

Bombarduesit që hodhën veten në erë goditën tri qytete në tanë Arabinë Saudite në fillim të këtij mueji, tue vra të paktën katër oficerë të sigurisë në nji fushatë të koordinueme të sulmeve në ditën e parafundit të muejit të shejtë të Ramazanit.

“Këto sulme mbajnë vulat e ISIS”, ka thanë Brennan në nji ngjarje të organizueme nga Institucioni “Brookings”, tue ngritë akuza te dretëperdrejta për Shtetin Islamik.

Shpërthimet goditën në Jeddah, Qatif dhe nji seli në qytetin e shejtë të Medinës, nji sulm i përshkruem si “tmerrësisht papamë”.