Çelaj: VV e AAK po i ofrojnë poste e mjete financiare asamblistëve të LDK’s e PDK’s, për me iu bashkue partive të tyne

I pari i PDK’s në Prishtinë, Lirak Çelaj, i asht drejtue kryetarit të AAK’s në Prishtinë, Avni Arifit se po ju ofrojnë poste dhe mjete financiare asamblistëve të LDK’s e PDK’s në Kuvendin Komunal në Prishtinë, për me iu bashkue Vetëvendosjes e AAK’s.

Deklaratat e tij, i mohoi Avni Arifi tue thane se janë deklaratat ma qesharake që i ka ndëgjue.

Arifi ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka se çka ofron sa i takon kriminalizimit të institucioneve.

Ai ka shtue se sistemi i drejtësisë asht kapur nga PDK. /KlanKosova/