I plotësohet deshira Erdoganit, jo andrra për Fethullah Gulen’in

Gjykata Penale në qytetin Adana të Turqisë në kuadër të hetimeve kundër kultit të dhunshëm, si e quen politika zyrtare turke, terrorist FETO, ka marrë vendimin për konfiskimin e plotë të pronës së liderit të tij Fethullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA)

Fethullah Gülen asht i akuzuemi kryesor në rastin e nisun nga prokuroria në Adana dhe ngarkohet për “tentim për shkelje të rendit kushtetues” në Turqi.

Për Gülen, Omer Ekincin, Kemal Elibalin dhe për Gjemal Soncu asht konstatue se gjenden jashtë shtetit dhe nga këto arsye asht lëshue nji urdhënarrest.

“Me këtë vendim të akuzuemve u merret e tanë pasunia e patundshme në Turqi, si dhe mjetet e transportit, letrat me vlerë, akcionet në kompani të caktueme, ndërsa u janë bllokue krejt llogaritë bankare”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gülen akuzohet për tentativën e grushtit të shtetit më 15 Korrik të këtij viti gjatë së cilës kanë humb jetën mbi 230 persona dhe mbi 2000 të tjerë mbetën të plagosun.