Ja prenë kryet shqiptarit. Policia greke zbulon arsyen e masakrimit!

Hetimet për vrasjen e të riut nga Korça Bledar Tërpollari, që u gjete i egzekutuem në mënyrë makabër këtë të Hanë në Greqi, tregojnë se mund të ketë lidhje me të kaluemen e tij.

Simbas policisë greke, Tërpollarit ja prenë kryet për hakmarrje.
Edhe pse autopsia ende nuk ka nxjerr rezultatet, krejt të dhanat e deritanishme tregojnë për nji goditje profesionale dhe se vrasësi ka krye edhe në të kaluemen vrasje të tilla.

Kjo domethane se rasti duket nji vrasje mafioze e grupeve kriminale shqiptare, me të cilit ka pase lidhje i riu.

Hetimet vazhdojnë, ndërkohë Policia po ushtron kontrolle në kufinin shqiptaro-grek.

25-vjeçari asht nxanë në befasi dhe nuk ka asnji shej që tregon për kundershtim të tij.

Ka dyshime se shkak i kësaj vrasje mundet me qene e kaluemja e ketij djali.

Simbas të dhanave, Tërpollari në të kaluemen asht denue me burg për grabitje.

Por gjithashtu po hetohet edhe për aspekte të tjera të aktivitetit të tij.