I reagon Vucic’it: Njohja e Kosovës zgjidhja e vetme për stabilitet në Ballkan

Zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reague ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic kundër Kosovës, të bame gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme që po mbahet në New York.

Përmes nji postimi në Twitter, Hoxhaj i ka ba me dije Presidentit serb, Vucic se njohja e Kosovës asht e vetmja rrugë e qëndrueshme për me shenue progres, si dhe për me pasë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Në përgjigje të adresimit të Vucic në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme: njohja e Kosovës asht rruga e vetme për me pasë progres, paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka shkrur Hoxhaj.

Gjatë fjalimit të tij në AP e OKB’s, Vucic ka thanë se Serbia nuk ka me njoftë Kosovën por ka m’u përpjekë me gjetë nji zgjidhje tjetër të qëndrueshme, ndërkohë që u ka ba thirrje shteteve mos me votue anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

 

Shperndaje në: