I vazhdohet paraburgimi Gafurr Dugollit

Shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, me propozim të Prokurorit Publik, Gjykata Themelore në Shkup i ka vazhdue masën e paraburgimit të shkurtë edhe për 48 orë shtesë me arsyetimin se po bajnë vërtetimin e identitetit.

Ndaj këtij vendimi të Gjykatës, avokati mbrojtës ka parashtruar ankesë e cila në afatin e paraparë me ligj i është dorëzuar Këshillit Penal të gjykatës së lartpërmendur e cila ka hedhur poshtë ankesën si të pabazë dhe ka konfirmuar vendimin e gjykatësit në procedurë paraprake”, deklaruen nga Gjykata Themelore në Shkup.

Avokati mbrojtës i Dugollit vazhdon me kambëngul se veprimi i autoriteteve të Maqedonisë asht i padrejtë, mbasi egziston nji marrëveshje dypalëshe mes dy shteteve dhe nuk ka arsye që të zbatohet nji urdhën-arrest i Serbisë, nga Maqedonia.

Ndërkohë në Prishtinë asht organizue nji protestë para Ambasadës së Maqedonisë ku u kërkue lirimi i menjihershëm i Gafur Dugollit.

Kujdes! Maqedoni mos luej lojna të pista!; Krime bani Serbia, jo UÇK’ja; Mos na i rihapni plagët;, ishin vetëm disa nga porositë që u vërejtën në pankartat e protestuesve para ambasadës maqedonase.

Përndryshe, shefi i Protokollit në Ministrinë e FSK’s, Gafur Dugolli, të Premten e kalueme ka shkue në Maqedoni për me marrë vizën për udhëtim në Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe asht arrestue nga autoritetet maqedonase, në bazë të nji fletë-arresti të Serbisë për krime lufte në Kosovë.