I vret 14 anëtarët e familjes, ma mbas edhe veten

Rajoni i Indisë – Thane, asht trondit nga nji krim në familje, ku nji person i ka vra 14 anëtarët e familjes së tij, e ma mbas vrau veten.

Autoritetet bajnë të ditun se ndër viktimat e regjistrueme, janë edhe shtatë fëmi.

Simbas raportimve, familjarët ishin mbledh për nji festë por gjithçka kishte dale jashtë kontrollit.

E mbijetuemja e vetme nga sulmi asht motra e personit që kreu vrasjet.

“Një banor vendas i quejtur Husnain, i ka vra 14 anëtarë të familjes së tij, përfshi prindërit, gruen, fëmitë dhe tre nga katër motrat e tij. Ai përdori si armë nji thikë, dhe pasi vrau familjarët, vari veten”, tha Komisioneri i polices rajonale.

Simbas burimeve jozyrtare, thuhet se personi vuente nga depresioni.