Ia përkujton aferat korruptive Dacic’it, arrestohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës e ka arrestue nji person në Graçanicë, aty ku po qëndron edhe eskorta e zavendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic.

Personi i arrestuem asht i nacionalitetit serb dhe policia ka ndërhy për me arrestue mbasi që ai asht mundue me pengue vizitën e ministrit serb, tue ia përkujtue atij disa afera korruptive të mahershme.

Dacic asht tue qëndrue në Kosovë, ku po i viziton disa nga qytet kryesore të vendit.