Ibishi: Kosova duhet me fillue reciprocitetin me Serbine per arrestime

Serbia e deskreditoi Kosoven me arrestimin e zyrtarit te nalte, e na sot e deskredituem veten me mungesen e deputeteve per me miratue Rezoluten

Nuredin Ibishi, deputet i LDK’s, ka thane se jane disa deputete qe duhet me i disciplinue sa i perkete qendrimit ne seancen e Kuvendit kur jane ne pyetje Rezoluta te randesishme siç ishte kjo per komandantin e Policise, i cili asht i burgosun ne Serbi.

Ai ka ftue edhe Kryetarin e Kuvendin me marr hapa ne kete drejtim, per me i detyrue deputetet me qendru ne seanca.

E si njohes i sigurise, Ibishi ka thane se zyrtari i policise asht 24 ore ne detyre, dhe fjalet se nuk ka qene ne detyre nuk çojne asnjihere peshe.

Ibishi ka thane se vendi nuk e ka shfrytezue çashtjen sa i perket Interpolit, por edhe evidencave dhe fletarrestimeve sa i perket pjesetareve te UÇK’s, dhe ne kete aspekt shteti duhet me ba ma shume per me i tejkalue keto problematika qe po dalin sot.

Ai ka thane se arrestimi i zotit Thaçi asht kryekeput politik dhe si i tille edhe asht konkretizue, tue shtue se nese serbet bajne arrestime te tilla, pse te mos bajme edhe na.

Per me shume shihne videon e plote: