Ibrahim Rugova në mesin e liderave që vdiqën si karizmatikë!

Universiteti i “Shkollës Queensland për Psikologji”, përkatësisht Dr. Niklas Steffens me kolegët e tij, kanë krye dy studime të cilat studiojnë nocionet e karizmit, shkruen “phys.org”.

“Nji nga këto studime kishte shikue sesi 48 krena shtetesh kishin vdek në detyrë nga viti 2000 deri më 2013, dhe si zakonisht ata janë të referuem si karizmatik”, tha Dr. Steffens, përcjell albinfo.ch.

“Na kemi analizue pothuejse 2.5 milionë artikuj me referenca të këtyne liderave, tue perfshi artikuj, para dhe mbas vdekjes së tyne.

Ajo që kemi gjet ishte se, në të gjithë këta 48 liderë, mesatarisht ishin dy herë ma shumë gjasa të jenë të lidhun me karizmin mbas vdekjes.

Paradoksi asht se vdekshmënia asht bazë për nji formë të veçantë të pavdekësisë”, ka shtue ai.

Nji figurë që ishte paraqit dukshëm në analizën e studimit, ishte Papa Gjon Pali II, i cili ishte pothuejse katër herë ma shpesh i lidhun me karizmin e tij mbas vdekjes, sesa kur ishte gjallë.

Të tjerë që u konsideruen karizmatik janë udhëheqësi palestinez Jaser Arafat, dhe ish-presidenti kosovar Ibrahim Rugova, si dhe kreu i Venezuelës, Hugo Chavez.

 

karizemlider