Ibrahimi: Ky asht problem ma i madh se lufta kundër terrorizmit në Kosovë

hamdiibrahimi

Institucionet e Kosovës po pregaditin nji strategji për rehabilitimin dhe integrimin e personave, të cilët kanë qenë pjesë e luftave në Siri dhe Irak, përkrah organizatës tashma të shpallun si terroriste, që veten e quen Shteti Islamik (ISIS).

Kreu i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, i cili po i gjykon të akuzuemit e arrestuem para dy vitesh për terrorizëm në Kosovë, në intervistë për Gazetën Fjala rrëfen për planet dhe rastet e ndishme që po i trajton.

Simbas tij, asnji kosovar ma nuk asht nisë për në Siri apo ndonji luftë tjetër të huej, ndërsa nji problem tjetër mjaft i madh për vendin vështirë po vihet nën kontrollë.

Ibrahimi thotë se në Kosovë ma vështirë asht me u trajtue rastet e korrupsionit se ato të terroizmit.

“Na nuk  i kemi problem trajtimin e çashtjeve të terrorizmit. Por, trajtimi i krimit të organizuem. Në secilën formë që paraqitet në Kosovë ka me qenë problem”, thotë Ibrahimi për Gazetën Fjala.

Trajtimi i landëve të korrupsionit dhe krimit të organizuem në përgjithësi për këtë Gjykatë asht sfidë, për faktin se ka shumë lëndë dhe ka mungesë të vazhdueshme të kapaciteteve të nevojshme si të gjyqtarëve ashtu edhe të stafit administrativ.