Identifikohen 2 viktimat e aksidentit tragjik në Durrës, qe emnat

Policia e Durrësit ka identifikue viktimat e aksidentit të sotëm në Durrës.

Ata janë Ardian Sallaku dhe Vito Mehmeti.

Si pasojë e përplasjes së kerrit me të cilën po udhëtonin me trafik-ndarësen, humbën jetën dy të rij dhe mbetën të plagosun 4 të tjerë.

Foto e tregon vendin ku ndodhi aksidenti. Asht mësue se 4 të plagosunit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Të plagosunit janë:

1.K.K. 19 vjeç, banues në Shkozet;

2.B.D. 29 vjeç, banues në Shkozet;

3.O.Sh. 30 vjeç, banues në Shkozet;

4. A.B.25 vjeç, banues në Tiranë.

Shkaku i aksidentit, edhe pse jo zyrtarisht, mësohet se ka qenë lagështia në rrugë.