Identifikohet autori i masakrës në Nice, qe kush asht!

Autoritetet franceze kanë identifikue zyrtarisht autorin e sulmit tragjik në Nicë të Francës, ku humbën jetën 84 persona.

Ai asht franko-tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel.

Simbas mediave franceze, autori që u vra nga Policia asht i moshës 31-vjeçare.

Ai asht rezident në Nicë dhe kamionin kishte vetëm pak ditë që e kishte marrë dhe regjistrue te autoritetet.
Bouhlel rezulton se asht person me të shkueme kriminale.

Ai asht akuzue për disa sulme me armë, por kurrë nuk asht gjetë nji lidhje mes tij dhe ekstremistëve të ISIS.

Policia franceze ka bastis ditën e sotme në mëngjes shtëpinë e tij, për me zbulue për lidhje të mundshme me terroristët apo edhe për bashkëpunëtorë.