Identifikohet shqiptari që u gjet i masakruem në Greqi

Identifikohet shqiptari i vrame mëngjesin e sotëm në shtetin grek, ai quhet Bledar Tërpollari.

Mediat greke raportojnë se viktima asht rreth 25 vjeç, ndërsa u gjet me kry të preme.

Ngjarja ka ndodh në fshatin Gliki, në nji stallë bagëtish. Ndërkohë policia ka nise hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhanat paraprake, dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Simbas mediave greke shqiptari kishte rreth 2 muej në Greqi dhe kërkonte punë si bari.

Bahet me dije se viktima ka qenë me precedent të maparshëm penal.