Idriz Bilalli: Auditimi duhet me ju ba edhe Bashkësisë Islame të Kosovës

Para pak ditësh Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikue raportet për tana institucionet se qysh i kanë shpenzue paret e taksapaguesve.
Institucioni që nuk ju ka nënshtrue asnjiherë auditimit të ZAP’it asht edhe Bashkësia Islame e Kosovës, që mbledh nji pjesë të buxhetit nga anëtarësia e qytetarëve.

Por, imami i Xhamisë në Podujevë “Met Podujeva”, Idriz Bilalli, po konsideron se auditimi duhet me u ba edhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Bilalli thotë se nji auditim bahet me preferenca dhe dirigjime të kreut të BIK.

“Kemi kërkue qysh herët që nji gja e tillë me ndodhë, që edhe kryesia e BIK, por edhe këshillat e BIK në nivele lokale me ju nënshtrue nji auditimi të pamvarun nga institucionet kredibile relevante. Me sa na kemi njohuni në BIK kryhet nji auditim i mbrendshëm me preferenca dhe dirigjime nga kreu i BIK dhe nuk ka ndonji auditim të mirëfilltë nga jashtë, nga auditorë profesionalë dhe institucionalë. Po të ndodh nji gja e tillë kishte me qenë ma e shëndetshme për perspektivën e BIK’ut në dy nivelet. Por, nji gja e tillë nuk ka ndodhë deri tash me sa na kemi njohuni”.

“Përgjegjësia për moszgjidhjen e statusit juridik te këtij institucioni bie mbi menaxhmentin e BIK, por edhe tek institucionet shtetnore, të cilat deri në këtë kohë tolerojnë që institucionet fetare me qenë pa status juridik, tue mos i dhanë llogari askujt në asnji aspekt dhe institucionet edhe financiare edhe politike të mos kenë fare qasje në bashkësitë fetare në përgjithësi e në veçanti në BIK. Na si punëtorë të BIK me keqardhje e themi, por nuk kemi asnji rregullim adekuat në lidhje me trustin pensional, nuk paguhet fare tatim shtetit, e as çashtjen e përvojës së punës apo sigurimit shëndetësor. Kjo asht gjendja aktuale në BIK me vite të tana dhe ende vazhdon kësi soji”.