IHMK: Nesër valë e reshjeve të shiut, malet i pret bora!

Simbas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nji ciklon i cili pritet të depërtojë mbi vendin tonë ditën e nesërme do të sjellë valë të re të reshjeve në gjithë territorin e Kosovës, derisa në viset malore këto reshje do të shoqnohen me borë.

“Ky ciklon i formuem mbi Rumaninë dhe Bullgarinë, fillimisht do të depërtoj mbi Serbinë perëndimore e ma tej do të shtrihet edhe në jug dhe jugperëndim për të vazhdu tutje edhe mbi vendin tonë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK’s.