Ikja nga tatimet n’vend arrinë vlerën e mbi 1 milion eurove!

Administrata Tatimore e Kosovës përmes nji deklarate ka informue për punën e saj me qellim të parandalimit të evazionit fiskal.

Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, e cila funkcionon në kuadër të ATK’s, nga mueji Kallnor deri tash, lidhun me shmangien tatimore ka intervistue 158 të dyshuem edhe deshmitarë, janë ndërmarrë 29 akcione të perbashkëta me institucionet e zbatimit të ligjit, 11 prej të cilave me Policinë e Kosovës dhe 18 me Doganën e Kosovës, si dhe janë zhvillue 198 takime dhe konsultime me Prokurorinë.

Vlera e shmangjes tatimore asht mbi 1 milion euro pa ndëshkime dhe interesa.

Ndërsa ka deklarime shtese të “Estradës” në vlerë tatimore mbi 223 mijë euro pa ndeshkime dhe interesa.

Ndër të tjera nga Administrata Tatimore kanë deklarue që mbetet e hapun për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit, në mënyrë që të jetë edhe ma e suksesshme në luftën kundër korrupcionit dhe dukunive tjera negative.