Ilaz Kodra, 17 vjen nga rania heroike e dëshmorit

U banë 17 vjet nga ramja heroike e dëshmorit Ilaz Kodra, i cili u vra pak ditë para 3 Majit, dmth 3 ditë para se me mbushë 33 vjeç.

Pak kohë mbas përfundimit të ushtrisë në Slloveni, ai aktivizohet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, tue u caktue madje komandant i Brigadës 114 ”Fehmi Lladrovci”.

E ishte pikërisht nji nga betejat e kësaj brigade, në fshatin Shtuticë të Drenasit, me 30 Prill të vitit 1999, Ilaz Kodra bjen heroikisht.

Prandaj Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, iu drejtuen të pranishmëve në akademinë përkujtimore, të organizueme nga Kryeministri Isa Mustafa.

E në emën të familjes së Ilaz Kodrës, fjalën e mori mbasardhësja e dëshmorit, Sumeja Kodra.
Të pranishëm në këtë akademi përkujtimore ishin edhe përfaqësuesit e Familjes Jashari, Ambasadori i Shqipnisë, Qemail Minxhozi, familje të dëshmorëve, etj.