Ilir Deda kallxon për listën e perbashkët VV, AAK dhe Nisma

ilirdeda

Opozita e bashkueme, që nga anulimi i protestës së paralajmërueme më 26 Mars, ka fillue të “ftohet”, tue ba që partitë opozitare të marrin vendime të ndame, raporton Indeksonline.
Thirrja e protestës më 14 Maj nga AAK, deklarimi i zyrtarëve të VV’s se nuk ishin në dijeni për planifikim të protestës, hedhja e gazit lotsjellës në ceremoninë inauguruese të presidentit nga aktivistë të VV’s pa i lajmëru dy partitë tjera opozitare, janë vetëm disa nga lëvizjet që opozita i ka ba pa u koordinu mes vete.

Ndonëse ishte përfol për nji listë të përbashkët zgjedhore të tri partive opozitare, nji gja e tillë tanima ka shumë pak gjasa të ndodh.
Deputeti i Levizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka thanë për Indeksonline se asht pak e pritshme që tri partitë të kenë nji listë të përbashkët dhe se ky fakt asht për keqardhje.

“Asht e qartë tashma që asht pak e pritshme lista e përbashkët e VV, AAK dhe Nisma. Ky fakt asht për keqardhje të madhe mbasi që vetëm me opozitën politike të bashkueme, pjesëtarë të shoqnisë civile dhe personalitete publike së bashku me program të qartë qeverisës mund të dilte lista fituese mbas zgjedhjeve”, ka thanë Deda.

Ai ka theksu se tash si opcion ka mbet që nji gjeneratë e re t’i bashkohet politikës dhe të ofroj alternativë për zgjidhjen e problemeve në vend.