Ilir Deda largohet nga Vetëvendosje, krijon subjekt të ri politik

Ilir Deda s’asht ma pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka vendosë me u largue nga partia ma e madhe opozitare mbas gati 2 vjetësh qëndrimi në radhët e saj.

Por ndryshe nga ikjet e zakonshme nga subjeket politike me akuza e inate, deputeti Deda doli para medieve bashkë me sekretarin e VV, Dardan Molliqaj, për me e publikue ndamjen.

Mirëpo këtu nuk ka përfundue kontributi politik i deputetit Deda. Ai ka konfirmue se mbrenda muejve të ardhshëm ka me krijue nji organizim të ri politik, si e ka quejt Deda.

Deda thotë se me plotëformen e tij politike ka vija të kuqe vetëm për PDK’n.

Ndërsa sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj e ka falenderue Dedën për kontributin në VV, tue e mos përjashtue mundësinë që në të ardhmen me lidhë koalicon me organizimin politik që pritet me krijue Deda.

Për fund, Deda dhe Molliqaj e përmbyllën ndamjen e tyne me nji përqafim.