Ilir Deda me vendim të opozitës tërhiqet nga Komisioni

Pak pa fillue raundi i dytë për votimin e Presidentit, deputeti opozitar Ilir Deda i nominuem nga opozita në Komisionin për Zgjedhjen e Presidentit, asht tërheq nga Komisioni.
Ai thase këtë vendim e kanë marrë tri partit opozitare.

Pak minuta ma parë Deda foli edhe me gazetarët lidhun me procesin e votimit.

Unë nuk e baj quorumin, këta jane 81 deputetë pa mu, un veç jam me detyrë nga opozita për me kqyre a mos po shkon procesi fallc, tha Deda për gazetarët.

E i pyetun se a kane pasë informacione se nuk ka me shkue procesi me rregull, Deda tha se kane qenë t’informuem se nuk kanë me qenë 80 fleta te votimit ne kuti.

“Nëse në raundin e dytë nuk janë 80 vota atëherë dështon raundi i tretë’’, tha Deda

“Une po pres prej tri partive me me tregu a me vazhdue ne raundet tjera a jo”, theksoi Deda.