Ilir Deda reagon ndaj deklaratave të Milaim Zekës

ilirdedaaaa

Ilir Deda mohon se ka me votue Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.

Kandidati për deputet nga Alternativa në nji prononcim për arbresh.info ka thanë se deklaratat e Milaim Zekës se dy deputetë të kësaj partie kanë me votue Ramush Haradinaj për kryeministër janë spekulime.

“Qëndrimet e Alternativës janë të njoftuna dhe janë publike, spekulimet e ndryshme nuk i komentojmë, sidomos këto nuk kanë të bajnë aspak me realitetin”, ka thanë Deda për mediat vendore.

Sot ish gazetari, tashma i inkuadruem në politikë, Milaim Zeka, ka thanë se janë gjithsej 12 vota nga koalicioni LAA që kanë me votue kandidatin e PAN’it për kryeministër.