Ilir Deda zyrtarizon ndamjen me Vetëvendosjen. Frik me organizim të ri politik

ilirdeda

Ilir Deda nuk asht ma pjesë e lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti Ilir Deda, përmes nji konference për media, ka konfirmu se asht largue nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deda mbas nji periudhe 2 vjeçare në kët parti, ka thanë se 9 muejt e fundit kishin pasë ndamje konceptuale.

Deda ka theksu se edhe pse po ndahet prej Vetevendosje ai në t’ardhmen pret me bashkëpunue me këtë levizje.

“Në dy vjetët e fundit ka qenë nji bashkëpunim i mbarë, por në 9 muejt e fundit kemi pasë ndamje konceptuale”, ka thanë Deda.

Dardan Molliqaj, Sekretar organizativ i Vetëvendosjes u shpreh i bindun se Vetëvendosje do të ketë rritje në zgjedhjet e ardhshme, por a do t’ishte ma mirë me Ilir Dedën, ai tha se pa dyshim që po.

Do të fillojë nji angazhim në muejt ardhshëm, për krijimin e nji organizimi të ri politik.

“Po them në muejt e ardhshëm, jo në javët e ardhshme do të dalë me nji organizim të ri politik”, ka thanë Deda.