Ilir Meta per erolin e Shqipnisë ndaj refugjatëve!

ilirmeta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë nji vizite në Split, mori pjesë në Konferencën e Kryeparlamentarëve të Iniciativës Adriatiko-Joniane.

Në konferencë marrin pjesë kryeparlamentarët e Shqipnisë, Kroacisë, Italisë, Greqisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Bosnjës.

Gjatë fjalës së tij Meta asht shpreh se kriza e refugjatëve asht problem europian, që kërkon zgjidhje europiane.
“Europa nuk duhet të ngrejë mure. Shqipnia do bajë pjesën e saj mbrenda mundësive në bashkëpunim me partnerët europianë. BE nuk duhet ta humbasë vëmendjen ndaj rajonit tonë. Avancimi i integrimit asht garanci për sigurinë europiane”, tha ai.

Simbas kryeparlamentarit Meta kriza kerkon koordinim europian të strukturave të sigurisë dhe inteligjencës.

“Të mbrojmë hapësinën tonë, por tue mos prek vlerat europiane të solidaritetit”, tha Meta.