Ilir Meta: Sali Berisha, pika ime e dobët dhe e fortë

Presidenti i zgjedhun i Shqipnisë, Ilir Meta, ka deklarue edhe njiherë raportet e tij të mira që ka me ish-aleatin e tij, Sali Berisha.

Meta ka rrëfye pse shkoi te zyra e Berishës nji ditë ma parë, mbas marëveshjes së Rama-Basha.

‘Isha për nji drekë dhe kisha kënqësinë me e përsëhndetë. E kam vlerësue rolin e tij në opozitë. Ka qënë rol pozitiv. Padyshim që i bana përgëzime. Ishte nji kafe, jo drekë.’-tha Meta te Zone e Lirë.