Ilmi Reçica kërkoi shtyemjen e seancës për dy orë. Kishte nji arsye të fortë, lidhet me Labin

Nji natë para seancës konstituive, Ilmi Reçica, ishte takue me Labinot Tahirin. Meqë janë të dytë nga i njajti qytet (Ferizaj) mundësia për m’u takue ishte ma e lehtë.

Labi ishte deklarue se ka me votue Ramush Haradinajn për kryeministër, por nuk e kishte thanë se të njajtën ka me ba për Kadri Veselin si kryetar Kuvendi.

Depueteti i AKR nji natë ma parë, siç merr vesh Magazina.al, kishte premtue votën për kryetarin e Kuvendit. Nji deklarim i tillë i kangëtarit kishte ngjalle shpresat tek PDK, por edhe te PAN se punët në seancën konstituive do shkonin mirë.

Por, gjithka ndryshoi të nesërmen. Ilmi Reçica dhe PDK pak para seance marrin vesh se Labi nuk ka me pasë votë për Veselin. “Ai nji natë ma herët në takimin që kanë pase me Petritin (Ilmi Reçicen) ka thanë se ka me votue Veselin. Të nesërmen i hangri fjalët. Prandaj na u detyruem ta kërkojmë dy orë që ta sqarojmë edhe nji herë qëndrimin e tij”, ka thanë për Magazina.al nji zyrtar i naltë i PDK.