Imri Ahmeti: Lipjani ka qenë në gjendje të randë, fotografia e tij tash flet ndryshe (video)

Imri Ahmeti, kryetar i Komunes së Lipjanit, njiherit edhe kandidat i LDK’s per kryetar ne zgjedhjet e 22 Tetorit ne kete komune, tue fole per mandatin e tij si kryetar, ka thane se fotgrafia e kesaj komune tash flet ma ndryshe.

“E kemi ndryshue pamjen e Lipjanit ne shume aspekte, sepse e ka qenë ne gjendje te randë”, thote Ahmeti.

Ai thote se gjendja e shkollave ka qene ne gjendje te rande, ndersa tashma shumica prej tyne jane rindertue.

“Megjithese, kemi ende nevoje me punue ne aspektin infrastrukturor te shkollave”, shprehet ai.

Kryetari Ahmeti ka thane se ne Lipjan asht tue u ndertue stadiumi i madh i qytetit.

Ahmeti ne vazhdim ka shpalose edhe pjese nga programi i LDK’s per mandatin e ardhshem, te cilin synon me fitue edhe njihere./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: