Inagurohet fabrika ma e re në Ferizaj, punësohen 350 punëtorë

Behgjet Pacolli ka ba të ditun se sot asht inaugurue nji fabrikë e re e Mabetexit në Ferizaj. Simbas tij, ky repart i robotizuem, ( i shtohët fabrikës së tubave) dhe prodhon sisteme te komplikueme metalike për ndërtimtari dhe në të janë punësue 350 punëtorë.

Qe çka shkruen Pacolli:

“Fabrikë e re e Mabetexit në Ferizaj….Sot nē Ferizaj u inaguru reparti i perpunimit të konstruksionit metalik.

Ky repart i robotizuar, ( i shtohët fabrikës së tubave) dhe prodhon sisteme te komplikuara metalike për ndërtimtari. Investitor i kësaj fabrike është grupi Mabetex i cila ka investuar një shumë mbi 20 miljion Euro. Në këtë fabrikë, deri tani janë punsuar mbi 350 puntorë, tendenca në rritje. Prodhimet e kësaj fabrike, për vitët e ardhëshme janë te kontraktuara per eksport.”