Inaugurohet Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK”

Kryeparlamentari Kadri Veseli, mori pjesë në inaugurimin e Kompleksit Memorial “Baza e parë e UÇK’s”, në fshatin Lladofc të Podujevës.

Në fjalën e tij, Veseli tha se Kosova duhet me qene krenare me veprën e lavdishme të bijave dhe bijve të tij, të cilët në kohën kur terrori dhe shtypja mbi popullin tonë kishte arrite kulmin, e vunë në shërbim të lirisë gjakun dhe jetën e tyre.

Jemi së bashku sot në këtu në Lladovc për të përjetësuar një shenjë të historisë sonë më të re. Ky monument është shenjë e lirisë sonë, shenjë e mundit dhe sakrificës së popullit tonë për liri e pavarësi. Këtu, ashtu sikurse në shumë vende tjera të Kosovës, si në Prekaz, Shqiponjë të Gjakovës, jo vetëm që u organizuan aksionet e rezistencës, por u projektua edhe platforma e luftës sonë të drejtë çlirimtare, kauza jonë e lirisë, e cila mori mbështetjen e gjithë botës demokratike”, tha ai.

Sot ma shumë se kurrë Kosova ka nevojë për lirinë e kuptueme si zhvillim ekonomik, tha, si mirëqenie për tane qytetarët dhe familjet e tyne.

Sot kemi nevojë për lirinë pa varfëri dhe papunësi, për lirinë e kuptuar si arsimim më i mirë për fëmijët dhe të rinjtë tanë, si sistem shëndetësor kualitativ për njerëzit tanë. Kjo është sfida jonë më e madhe që kemi përpara”, theksoi Veseli.

veseli veseli1 veseli3