Inatet personale po e ndajnë opozitën

Tash asht e sigurtë. Opozita asht përça veç nji ditë para protestës. Tre liderët e partive opozitare që nga sot nuk janë bashkë. Madje kreu i AAK’s, Ramush Haradinaj në nji intervistë televizive e ka goditë mjaft ashpër politikën e ndjekun nga VV. Ai tha se nuk mundet me u shkrrye nëpër Kuvend, sepse i takon nji grupi tjetër të njerëzve.

 

Mirëpo nji deklaratë e tillë e Haradinajt nuk ka qenë e paramendueme, por vetëm nji vendim i momentit i liderit të AAK’s, sepse në të njajtën kohë me këtë intervistë, Televizioni Rrokum po intervistonte nënkryetarin e partisë së Haradinajt, Ahmet Isufin, i cili na siguroi s çdo gja po shkon mirë.

 

Të njajten gja e tha edhe Shefja e Grupit Parlamentar të partisë tjetër opozitare, Nismës për Kosovë, Valdete Bajrami, rreth orës 11 të ditës së sotme. Simbas saj, Opozita vazhdon me qenë e bashkueme derisa kjo Qeveri të reflektoj dhe t’shkohet në zgjedhje.

Duket pra, se edhe nji herë tjetër, së paku ndamjet e bllokut opozitar, sikurse edhe në rastin e koalicionit VLAN, nuk po bahen për parime, por për inate personale të liderëve, që i shtyjnë këta liderë me marrë vendime personale.

E se vendimi për shtymjen e protestës u mor veç prej liderëve pa i konsultue strukturat partiake e dëshmuen sot nënkryetari i AAK’s dhe shefja e grupit parlamentar të Nismës.

E çfarë ka me ndodhë tash e tutje me opozitën e bashkueme duhen pritë zhvillimet e reja, veçse që 3 partitë opozitare me u kthye ma ku ishin gjatë 7 muejve të fundit, duket e pamundun.