Inatet politike – Asnji urim për Fatmir Limajn

Liderët heshin, përkundër retorikave për pastërtinë dhe drejtësinë e luftës së UÇK.

Mirëpo lirimi i Fatmir Limajt, njanit prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të njoftun me nofkën “Komandant Çeliku”, duket se nuk e ka gëzue asnji prej liderëve politikë dhe institucionalë në vend. Kjo sepse asnji prej tyne nuk e ka urue publikisht kryetarin aktual të Nismës për shpalljen për herë të pestë i pafajshëm nga akuzat për krime lufte. E derisa shumë liderë politikë e institucionalë të vendit, vazhdimisht bajnë deklarata për pastërtinë dhe luftën e drejtë të UÇK, e se akuzat për krime janë përpjekje për me e njollosë këtë luftë, asnji prejt tyne nuk mori mundimin me e urue Fatmir Limajn, ndërkohë që ata nuk harrojnë me urue për fitoret e ekipeve lokale të sportit.

Simbas burimeve të Televizionir Rrokum afër Fatmir Limajt, ai nuk ka marrë asnji urim nga liderët politikë¸por vetëm nga familjarë e miq.

Ndërsa vetë Fatmir Limaj¸i kontaktuem nga Televizioni Rrokum, nuk ka dashtë me u deklarue për këtë.