Inaugurohet Konsullata e përbashkët Kosovë-Shqipni në Munich: “Projekt i tanë shqiptarëve”

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thanë në inagurimin e konsullatës të përbashkët së Kosovës e Shqipnisë në Munich se pamvarësia e Kosovës asht projekt i përbashkët i tanë shqiptarëve.

“As unë si ministër i Jashtëm i Kosovës, as ministri i Jashtëm i Shqipnisë, por askush tjetër nuk kishte me qenë këtu në këtë konsullatë pa rolin dhe kontributin e Bacës Rifat dhe familjes Jashari. Këto janë dëshmia ma e mirë se sa rrugë të gjatë kanë ba shqiptarët, edhe në Kosovë edhe në Shqipni për me ba nji shtet të pamvarun të Kosovës, që ka qenë projekt i krejt shqiptarëve, edhe të Kosovës edhe të Shqipnisë. Na kemi me hapë edhe amabsada e konsullata të përbashkëta, por prania e Bacës Rifat i jep nji kuptim tjetër kësaj konsullate” ka thanë Hoxhaj.

Kosova ka mirëpritë Shqipninë në Munich, në Konsullatën e Përbashkët që asht hapë nga të dyja shtetet ku kanë marrë pjesë edhe ministrat e jashtëm, Hoxhaj dhe Bushati.

Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, nga sot ka me fillue së funksionuemi edhe ajo e Shqipnisë, në nji objekt të përbashkët ndërsa premjen e shiritit pos Hoxhajt dhe Bushatit, e ka ba edhe Ministrja për Çashtje Europiane e Bavarisë, Beate Merk.

Në përurimin e konsullatës Kosovë-Shqipni në Munich, ka marrë pjesë edhe Rifat Jashari.

Në fjalën e tij, Hoxhaj e ka falendërue Bacën Rifat për praninë tue thanë se pa sakrificën e familjes Jashari, asgja nuk kishte me qenë e mundun, as shteti i Kosovës e as Konsullata e Përbashkët.

Ministri Bushati ka falendërue ministrin Hoxhaj për mundësinë që edhe Shqipnia të përfaqësohet nga sot me shërbime konsullore në Konsullatën e Përbashkët tue paralajmërue edhe aktivtete të ardhshme të këtij karakteri.