Incident fatal në parkun australian, katër të vramë

Katër persona janë vra në nji incident fatal, ndërkohë që po banin nji shetitje në nji park të quejtun “Dreamworld” në Gold Coast të Australisë, shkruen BBC.

Detajet janë ende të paqarta, por policia në Queensland tha se ata ishin pjesë e nji “incidenti kritik” në park.

“Nuk ka asgja ma tej që mundemi me konfirmue në këtë fazë,” thanë ata në nji deklaratë Twitter.