Incident në Haraçinë: Njani tenton m’i shkelë policët me kamion

Nji 24-vjeçar nga Haraçina e Shkupit, i cili ka drejtue nji kamion të ngarkuem me dru për ngrohje, mbramë ka tentue m’i ikë policisë në katundin Kadinë të Shkupit, ndërsa ma vonë edhe t’i shkelë nëpunësit policorë.

“Mbramë rreth orës 19:45 minuta në katundin Kadinë të Shkupit nëpunësit policorë nga stacioni policor Petrovec kanë tentue me ndale automjetin kamion të ngarkuem me dru për ngrohje, të drejtuem nga G.M. (24) nga Haraçina, i cili në shejën e dhanë “stop” nuk ka ndalue dhe me shpejtësi të madhe ka lëvizë në drejtim të katundit Marino”, theksohet në buletinin policor.

Rreth orës 20:05, minuta G.M asht ndaluë në rrugën drejt katundit Haraçinë, në afërsi të deposë së maparshme, me ç’rast ka tentue me përplasë automjetin e MPB të RM, si dhe m’i shkelë nëpunësit policorë mbasi ata kanë dalë nga automjeti.

Në vendin e ngjarjes me automjetin “Golf” kanë ardhë edhe tre persona, të cilët janë drejtue drejt nëpunësve policorë, me ç’rast njani prej tyne nga alltia zyrtare ka gjuejt nji plumb në ajër për m’i tutë, ashtu që personat kanë ikë, ndërsa G.M asht arrestue.