Independent: Kosova, vendi ma i rrezikuem nga terrorizmi në Ballkan

Grupi këshillues i rrezikut, i cili merret me menaxhimin e rrezikut global, kanë dhanë nji statistikë për Indy100 se niveli i kërcënimit të terrorizmit për vendet e botës asht në rritje e sipër.

Simbas Inteligjencës së Sigurisë dhe Grupit për analiza të Shërbimit të Rreziku (SIAS), thuhet se probabiliteti i veprimtarisë armiqësore nga terroristët, që përcakton terrorizmin si nji akt apo kercënim të dhunës fetare apo ideologjike të motivueme, vlerësojnë se niveli i rrezikshmënisë së sulmeve terroriste asht në rritje të madhe në krejt globin.

Këtu janë nivelet e rrezikshmënisë aktuale të kercënimit në mbanë botën:

Ndër vendet ma të rrezikueme në botë nga sulmet terroriste janë Siria, Iraku, Libia, Afganistani, Somalia, Jemeni e shumë të tjera, shkruen Independent.
Agjencia Inteligjente e Sigurisë ka dhanë statistikë edhe për Ballkanin, kështu tue e radhit Kosovën si njanin ndër vendet ma të rrezikueme nga terrorizmi në Ballkan.

Vendin e parë për rrezikshmëni nga sulmet terroriste e mban Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa Kosova radhitet e dyta mbas saj.

Niveli ma i naltë i rrezikshmënisë asht shkrue me numrin 6, ndërsa Kosova bartë numrin 3 të shkallës së rrezikshmënisë në krejt botën.

Mbas saj, vjen Shqipnia, Maqedonia, Serbia, ndërsa vendi ma pak i rrezikuem në Ballkan nga terrorizmi asht Mali i Zi.

 

2-indepedent