India në alarm për sulme terroriste, në kohën kur pritet me u vizitue nga Familja Mbretnore

Policia indiane dyshon se terroristët mund të kenë hy në Indi për me i sulmue vendet si Delhi, Goa dhe Mumbai – ku pritet që Kate Middleton dhe Princi William i vizitue këto vende në ditët e ardhshme.

Kate Middleton dhe Princi William po e bajnë nji turne mbretnore nëpër vendet e botës, e që së shpejti kane me vizitue edhe Indinë. Por tash në vend asht perhaps nji alarm ku thuhet se terroristët munden me i sulmue vendet ku ka me u vizitue nga familja mbretnore.

Simbas India Today, terroristët munden me qenë gati me i nisë sulmet në Delhi, Goa dhe Mumbai.

Ende s’ka asnji koment zyrtarë nga Pallati Mbretnorë nëse ka me anulue vizitën ose jo.
Policia thuhet se janë në kërkim të nji veture Swift Dzire me targa JK-01AB-2654, që thuhet se asht tue u drejtue nga terroristët.

Ata gjithashtu i kanë shtue masat e kontrollit në vendet publike për shkak të sigurisë.